English

Hungari, tërmeti më i fortë i 25 viteve të fundit

Hungari, 30 janar, NOA - Një tërmet me fuqi 4.8 shkallë të rihterit ka goditur Hungarinë. Këto janë dridhjet më të forta të tokës që janë regjistruar në këtë vend që nga viti 1985.

Agjencia e Menaxhimit të Katastrofave Kombëtare nuk raporton për viktima apo të lënduar në njerëz, përveç dëmeve të vogla materiale.

Zyra e bashkisë së Budapestit ka kumtuar se do të kontrollojë urat dhe kalimet nëntokësore për shkaqe të sigurisë. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në qytetin Oroszlani, 70 kilometra në perëndim të kryeqytetit hungarez.

NOA/RFE

KOMENTE