English

Johnny Deep kërkon shtëpi në Veneto

Veneto, 30 Janar NOA - Veneto është një vend tepër i preferuar nga yjet e Hollywood. Pas çiftit Brad Pitt-Angelina Jolie, tashmë është radha e aktorit Johnny Depp i cili është duke u përpjekur për të blerë një shtëpi në këtë qytet. Aktori kalifornian ka qenë gjatë gjithë verës në lagunë në xhirimet e filmit “The Tourist”, së bashku me Jolie. Ka qenë pikërisht kjo periudhë në të cilën aktori vendosi të kishte një shtëpi të tijën në pallatin prestigjioz Donna Sangiantoffetti, ndërtesë e shekullit të shtatëmbëdhjetë, natyrisht, me pamje nga Kanali i Madh, të cilin e ka vizituar gjatë kësaj vere. Lajmi është bërë i ditur nga kompania Alexander Proto Consulting, e cila ka bërë të ditur se aktori është i gatshëm të investojë rreth 10 milionë euro për të blerë pronën. Ky pallat është rinovuar së fundmi dhe është pajisur me të gjitha lehtësitë moderne.

r.b/NOA

KOMENTE