Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konfindustria: Tregu i karburanteve ka çrregullime
English

Konfindustria: Tregu i karburanteve ka çrregullime

Tiranë, 30 janar 2011, NOA – Duke marrë shkak nga shenjat e dukshme të keqfunksionimit të tregut të gazit si dhe të tregut të karburanteve në vend, Konfindustria ka ripërsëritur sot kërkesën drejtuar ekzekutivit dhe vendimarrjes politike për ndërtimin dhe fillimin sa më të shpejtë të veprimit të Entit Rregullator të Karburanteve (ERK). Ky institucion duhet të shërbejë si vëzhgues dhe rregullator për çrregullimet subjektive të çmimeve në tregun strategjik të karburanteve, tregun e gazit të lëngshëm krahasuar me çmimet e tregjeve ndërkombëtare për shmangien e kostove shtesë për bizneset, industrive dhe qytetarëve shqiptarë.

Sipas Konfindustrisë nga janari i vitit 2011 konsumatorët me pakicë të karburanteve dhe gazit në Shqipëri po përballen pothuaj me të njëjtat nivele sikundër ishin në kulmin e çmimeve në fund të vitit 2008 edhe pse çmimet respektive në tregjet ndërkombëtare në vitin 2011 janë pothuaj 90% më të ulëta sesa ato në vitin 2008.

Ajo thekson se monedha kombëtare Lek në periudhat krahasimore të mësipërme është zhvleftësuar kundrejt dollarit amerikan USD($) jo më shumë sesa 28%.

Në këto kushte sipas Konfindustrisë rrezikon që çmimet e karburanteve të rriten në vazhdimësi në nivele të tjera mjaft më të larta, nëse vlerësohet edhe kahu për rritje të dukshme i çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Tregu i karburanteve dhe gazit me një qarkullim vjetor prej 800-900 milion euro/vit përbën tregun më të madh në vend me ndikim të drejtpërdrejtë në të gjithë sektorët e ekonomisë sidomos industrive si dhe ne mirëqenien e qytetarëve shqiptare.

Kostot shtesë të panevojshme të krijuara në vazhdimesi nga keqfunksionimii i tregut të karburanteve ndikojnë në uljen e fuqisë konkuruese të prodhimeve vendore krahësimisht prodhimeve të huaja duke shtuar kështu problematikën shqetësuese në ekonominë shqiptare, sidomos në kushtet e pasojave të krizës globale.

mit/NOA

KOMENTE