English

Kriza, Greqia humb të drejtën për Lojërat Mesdhetare

Athinë, 30 janar, NOA - Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare mori vendimin për ti hequr të drejtën Greqisë për zhvillimin e Lojërave Mesdhetare të vitit 2013 “për shkak të vonesave në ndërtimet e objekteve dhe realizimin e planeve nga shteti grek”. Kryetari i Komiteti Ndërkombëtar të Lojrave Mesdhetare Spiros Kapralos deklaroi, se ky njoftim e dëmton rëndë imazhin e Greqisë në arenën ndërkombëtare. Lojrat Mesdhetare zhvillohen që nga viti 1951. Në to marrin pjesë skuadrat përfaqësuese të Europës, Azisë dhe Afrikës, që gjeografikisht shtrihen rreth Detit Mesdhe.

a.k/NOA

KOMENTE