Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kush është K144?
English

Kush është K144?

Dy vjet pas librit të Del Pontes, raporti i Martyt nuk shkon përtej thashethemeve të saj, të cilat gazetat serbe dhe faqet serbe në internet vetëm i ripërsërisin

Nga Geoffrey Nice

Në fund të vitit të kaluar u raportua se nga fundi i viteve 1990, Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, bashkë me udhëheqës të tjerë politikë shqiptarë, kishin tregtuar organet e të burgosurve serbë që mbaheshin në Shqipëri.

Disa gazeta sugjeruan se organet janë nxjerrë derisa të burgosurit ishin gjallë. Pretendimet ishin bazuar në një raport të raportuesit të Këshillit të Europës, Dick Marty.

Ato janë krejt të ndryshme nga akuzat e ngritura kundër disa njerëzve që aktualisht gjykohen në Kosovë, për transplant ilegal të organeve.

Grupet kriminale, përgjegjëse në këtë rast, thuhet se kanë lidhje me udhëheqësinë politike, por është për të ardhur keq që Marty lejon që dy pretendime të ndryshme të mbështesin njëri-tjetrin.

Pretendimet për trafikim të organeve fillimisht u ngritën nga ish-kryeprokurorja Carla del Ponte në vitin 2008. Asokohe, unë isha një nga kolegët e saj.

Ajo u thirr në disa burime të ndryshme, ku asnjëri nuk ishte i identifikueshëm. Ekzekutimet dhe heqja e organeve, pohonte ajo, janë bërë pak pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, në qershor 1999.

Sa janë të besueshme këto pretendime? Mbi çfarë provash bazohen? Me sa di unë, asnjë viktimë nuk është identifikuar deri sot. Mos janë ato ndoshta pjesë e një fushate mediatike për të penguar njohjen e Kosovës si shtet i pavarur?

Shkrimet në shtypin serb sugjerojnë se shumë nga këto akuza vijnë nga dëshmitari i njohur si K144, megjithëse Del Ponte asnjëherë nuk i referohet këtij burimi në librin e saj (nuk i referohet drejtpërdrejt as Marty).

Sipas mediave, veshkat ishin nxjerrë për t’u shitur. Serbët kanë lënë përshtypjen, pa e theksuar qartë, se K144 ishte “dëshmitar i mbrojtur” i Gjykatës së Hagës. Dëshmitarët e thirrur në gjykimin e Slobodan Milosevicit, në pjesën që kishte të bëjë me Kosovën, ishin të njohur me shkronjën ‘K’, por numri i tyre përfundoi aty rreth K116.

Në qoftë se K144 është pseudonimi i vërtetë, atëherë si e kuptoi shtypi serb dhe nga kush? Kush është K144? Në faqen e internetit të Tribunalit ka shumë dëshmitarë me ‘K’, por asgjë për K144.

Sipas një gazete, ngjarjet kanë ndodhur në Burrel të Shqipërisë. Burreli në fakt u hetua nga Tribunali gjatë gjykimit të Milosevicit në vitet 2003-2004, pasi u ngritën pretendime se atje ishin keqtrajtuar të burgosurit serbë.

Asnjë provë nuk u zbulua, megjithëse Tribunalit i ishte thënë se ishin gjetur gjurmë gjaku dhe shiringa në të ashtuquajturën Shtëpia e Verdhë.

Nëse K144 me të vërtetë ka dhënë deklarata për të cilat sugjeron Marty para marsit të vitit 2006, unë do ta kisha ditur. Avokatët tjerë, gjithashtu, do të duhej ta dinin dhe informata do t’i dorëzohej Milosevicit sipas rregullave të Tribunalit.

Një gazetë tjetër, së fundmi, ka botuar deklarata të një dëshmitari tjetër, me inicialet ‘Lj.K’, i cili pohon se e di se çfarë ka ndodhur.

Por, edhe vetë Marty pranon se disa raporte synojnë t’i dramatizojnë faktet. A mund të thuhet se Thaçi e shmangu drejtësinë? Udhëheqësit tjerë të UÇK-së u gjykuan dhe disa po rigykohen.

Një shpjegim thotë se Madeleine Albright e ka urdhëruar Tribunalin të mos e akuzojë. Del Ponte thotë se nuk kishte mjaft prova kundër tij. Atëherë, përse emri i tij papritur u shfaq me pretendimet për tregti organesh, me atë që të tjerët nuk janë përballur? Përse Del Ponte thotë se ai nuk ka mundur të gjykohet në Tribunalin e Hagës?

Ekzekutimi dhe masakrimi i robërve të luftës sigurisht që do të kualifikohej si krim i luftës. Afati i fundit për ngritjen e aktakuzave ishte janari 2004, por akuzat si këto mund të ngriheshin edhe më vonë.

Me akuzat e tilla do të duhej të merret Tribunali, e jo të publikohen në memoare. Dy vjet pas librit të Del Pontes, raporti i Martyt nuk shkon përtej thashethemeve të saj, të cilat gazetat serbe dhe faqet serbe në internet vetëm i ripërsërisin.

(Autori është ish-prokuror në Tribunalin e Hagës. Artikulli u botua në “London Riview of Books”)

KOMENTE