Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta pro hetimit të tabulateve, PS: Kusarët nuk i shpëton asgjë
English

Meta pro hetimit të tabulateve, PS: Kusarët nuk i shpëton asgjë

Tiranë, 30 janar 2011, NOA – Partia Socialiste reagoi sot ndaj deklaratës së Kryetarit të LSI-së Ilir Meta i cili mbështeti kërkesën e Komisionit Hetimor Parlamentar për ngjarjet e 21 janarit duke hetuar edhe tabulatet telefonikë të krerëve të shtetit, mes të cilëve të Presidentit, Kryeprokurores, Shefit të SHISH-it dhe Shefit të Opozitës, të akuzuar disa ditë më parë nga kryeministri Sali Berisha si organizatorë të puçit për marrjen e pushtetit me dhunë në demonstratën e dhunshme të 21 janarit. Deputetja socialiste Olta Xhaçka, duke e cilësuar Ilir Metën si aktorin i videohajnisë, tha se meta është ai që shiti 80 mijë vota opozitare për tu bërë pjesë e pushtetit që vodhi votat për të vjedhur Shqipërinë.

Ajo i bëri thirrje Metës të mos vijojë më me këto deklarata në mbështeje të Berishës, pasi “nuk ka mbetur i madh e i vogël në këtë vend që nuk e ka kuptuar se ky është koalicioni i turpit e duhet të largohet. Sali Berisha e Ilir Meta s’mund të vazhdojnë të kthejnë Shqipërinë në kohës e partisë shtet”, tha Xhaçka.

“Kusaria e Sali Berishës e matrapazllëku i Ilir Metës sot kërkojnë shpagimin kushtetues e ligjor e jo deklarata për shtyp pa bereqet. Ata janë partia në pushtet, ne jemi populli që kërkon shtet. Liria, barazia, vëllazërimi na bashkojnë sot me ccdo shqiptar, të majtë e të djathtë, kundër kusarisë që vret për pushtet”, nënvizoi ajo.

Në këtë kontekst, deputetja socialiste informoi se “përgjigja që kemi për Zotin Meta është se asgjë nuk e ndal popullin e asgjë nuk i shpëton kusarët”.

Kreu i LSI-së Ilir Meta kishte deklaruar më herët në një konferencë për shtyp se ai shte i gatshëm që të gjitha tabulatet e telefonave të ministrave, të deputetëve, të përfaqësuesve të LSI-së të vihen në dispozicion të Komisionit Hetimor Parlamentar për ngjarjet e 21 janarit, në rast se ai i kërkon.

Meta theksoi ndërkaq se “Nuk e kuptoj se si ata të cilët për një vit e gjysmë janë çjerrë për gjoja transparencën, pse kanë frikë se me kë kanë biseduar gjatë 5 orëve të sulmit kundër rendit kushtetues”.

mit/NOA

KOMENTE