Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Të përshpejtohet zgjedhja e kandidatëve për 8 majin
English

Meta: Të përshpejtohet zgjedhja e kandidatëve për 8 majin

Tiranë, 30 janar 2011, NOA – Ndërkohë që vendi është pranë zgjedhjeve vendore të 8 majit Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta gjatë mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka bërë thirrje për përshpejtimin e procesit të zgjedhjes së kandidatëve që do të përfaqësojnë mazhorancën. Meta ka bërë thirrje që kandidatët të jenë sa më përfaqësues me qëllim që të garantojnë fitoren e koalicionit qeveritar.

Kreu i LSI-së bëri me dije se objektivi i LSI-së janë zgjedhjet e 8 majit.

Por, shefi i LSI-së dhe ish-zëvendëskryeministri Ilir Meta, i cili u dorëhoq për shkak të publikimit të një videoje që e implikonte atë në afera korruptive, foli edhe për ngjarjet që shënuan demonstratën e 21 janarit.

Meta e cilësoi atë jo një ngjarje në bulevard, por një sulm të orkestruar kundër Kryeministrit Sali Berisha.

Zoti Meta theksoi se qëllimi i demonstratës së 21 janarit ishte rrëzimi i pushtetit me dhunë.

Ai theksoi se për ngjarjet e 21 janarit ka informuar ndërkombëtarët duke i sqaruar ata se shefi i PS-së Edi Rama ka përgjegjësi të plotë për demonstratën e dhunshme.

Ai përshëndeti gatishmërinë e SHBA-ve për ndihmën teknike ndaj Prokurorisë në hetimi e ngjarjeve të 21 janarit.

Duke vlerësuar nismën e Komisionit Hetimor Parlamentar, që ka kërkuar të zbardhë të gjithë komunikimin e krerëve të shtetit përmes tabulateve telefonike, Meta shprehu gatishmërinë që ministrat e LSI-së të vihen në dispozicion të komisionit nëse ai e kërkon.

mit/NOA

KOMENTE