English

Murray në finale të Melburn

Melburn, 30Janar NOA - Andy Murray është finalisti i dytë i Australian Open në sportin e tenisit.

Skocezi, në këtë mënyrë ka arritur Djokovic dhe kjo pasi mundi spanjollin David Ferrer në katër sete: 4-6, 7-6 (2), 6-1, 7-6 (2).

Ndeshja, e cila zgjati 3 orë e 46 minuta, i rezervoi britanikut një (nr. 5 të tabelës) kundërshtar shumë të ashpër.

Ferrer, faktikisht, ka fituar setin e parë, por në pushim të ndeshjes u kthye.

Tashmë të gjithë janë në pritje të ditës së dielë, ku do të zhvillohet dhe finalja e madhe me Djokovic, i cili vjen nga një fitore e rëndësishme me Federer.

r.b/NOA

KOMENTE