English

Prezantohet Samsung i ri GT-S5830 Galaxy Ace

SHBA, 30 Janar NOA - Pas një vrojtimi në mënyrë paraprake, me sa duket Samsung i ri GT-S5830 Galaxy Ace është prezantuar tashmë dhe në sitin e prodhuesit.

Dhe bëhet fjalë për një smartphone me sistem operativ Android 2.2. Samsung GT-S5830 Galaxy Ace ka përmasa prej 112,4 x 59,9 x 11,5 milimetër dhe peshon 113 gramë.

Ekrani është me prekje në formatin WQVGA dhe ka një madhësi prej 3.5 polësh. Kamera e pasme është e pajisur me flash LED dhe ka një rezolucion në 5,0 megapiksel.

Të mundshme në këtë telefon janë dhe lidhjet HSDPA, Wi-Fi, Bluetooth dhe marrësi GPS.

Ai karakterizohet nga një procesor 800 MHz, ndërsa për sa i përket memories ajo është e zgjerueshme nëpërmjet mikro-skedave SD.

r.b/NOA

KOMENTE