Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusia frikë nga Shqipëria e madhe
English

Rusia frikë nga Shqipëria e madhe

Beograd, 30 janar 2011, NOA- Shqipëria e madhe duke se ka trembur më larg se Ballkani.

Ky fakt është bërë i ditur nga Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandër Konuzin, i cili shprehet se projekti “Shqipëria e Madhe” paraqet rrezik për rajonin e Ballkanit.

Sipas tij, në të kaluarën Ballkani ka përjetuar periudha të konflikteve të rënda të armatosura me baza nacionale. “Për këtë shkak, kundërshtimi sa më i shpejtë i idesë së shqiptaro-mëdhenjve dhe i ideve të tjera të ngjashme të rrezikshme është më mirë”, ka thënë Konuzin për të përditshmen “Dnevnik” të Novi Sadit.

Ai ka shtuar më tej duke thënë se, Rusia pret që dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës të fillojë sa më shpejt, duke u nisur nga fakti se qëllimi i bisedimeve është në gjetjen e marrëveshjeve të ndërsjella përkatëse në lidhje me të gjitha pyetjet që kanë palët e interesuara.

Ai ka shtuar më tej se Rusia nuk do të ndihmojë në zhvillimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.

Ndërsa në përfundim të qëndrimit të tij ai ka vlerësuar se Serbët po tregojnë gatishmëri për fillimin e kontakteve, ndërkohë që Prishtina ende nuk po i shfaq shenjat e para.

a.y/NOA

KOMENTE