Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shefi i opozitës: Jeta ime s’vlen më shumë se ajo e tre demonstruesve të vrarë
English

Shefi i opozitës: Jeta ime s’vlen më shumë se ajo e tre demonstruesve të vrarë

Tiranë, 30 janar 2011, NOA – Shefi i opozitës Edi Rama i pyetur për arrestimin e tre personave të cilët sipas policisë kishin lidhje me kërcënimin e jetës së Kryetarit të Partisë Socialiste dhe Bashkisë së Tiranës, deklaroi se nuk ka asnjë koment me argumentin se jeta e tij nuk vlen më shumë se ajo e tre demonstruesve të vrarë në demonstratën e 21 janarit, mu pranë derës së kryeministrisë.

“Nuk kam asnjë koment për këtë pasi është gjëja e fundit në botë për të cilën do tu merrja kohë qytetarëve të këtij vendi, por thjesht përsëris, që jeta ime nuk është më e çmuar se jeta e atyre tre burrave të ndershëm, të pafajshëm të cilët dolën në rrugën e protestës për një Shqipëri më të mirë. Unë jam me ta e me të gjithë ata që janë në këtë rrugë, me të gjithë popullin shqiptar”, premtoi kryesocialisti Rama.

Më herët vetë Policia e Shtetit bëri me dije se mbrëmë rreth orës 18:00 pas informacioneve të mbledhura për kërcënimin me jetë të shefit të opozitës ka ndaluar tre shtetas Luan Zenel Rami, vjeç 37, lindur në Burrel, me banim në Tiranë; Fatos Hamit Rami, vjeç 29, lindur në Burrel, me banim në Tiranë dhe Afrim Ali Kica, vjeç 33, lindur në Burrel dhe me banim në Tiranë.

Sipas informacioneve kërcënimi erdhi me një sms ndaj Edi Ramës nga shtetasi Luan Zenel Rami, i cili kërkonte zhdëmtimin e automjetit të tij privat të dëmtuar gjatë

protestës së 21 janarit, i cili ndodhej i parkuar përballë dy kullave në

Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Të tre shtetasit në fjalë u shoqëruan në ambjentet e Drejtorisë së

Policisë së Qarkut Tiranë nga ora 21:00’ e datës 27 janar deri në orën

04:00’ të datës 28 janar.

Njëkohësisht Policia e Shtetit dhe strukturat përkatëse të Gardës së

Republikës u njoftuan dhe morën masa për përforcimin e sigurisë fizike të

shtetasit Edi Kristaq Rama dhe personaliteteve të larta shtetërore.

mit/NOA

KOMENTE