English

Shoqërimi me duhanpirës dëmton më tepër ata që nuk e pinë

E diel, 30 janar 2011, NOA- Edhe nëse nuk e pini duhanin por shoqëroheni me njerëz që e pinë atë, atëherë ju jeni më shumë i rrezikuar nga pasojat e tij.

Sipas një studimi të botuar në SHBA nga shoqata “Për kujdesin shëndetësor” bëhet e ditur se, “tymi i cigares që thithet nga duhanpirësit pasivë është 10 herë më shumë helmues se tymi i cigares së thithur nga duhanpirësi”.

Sipas këtij studimi, “Tek tymi i duhanit të përhapur në ambient janë gjetur 10 herë më shumë lëndë kanceroze, se sa tek ai që përfundon në organizmin e duhanpirësit”.

Në disa nga konkluzionet e nxjerra nga kjo shoqatë bëhet e ditur se rreth 5 milionë njerëz vdesin në vit nga duhanpirja, ndërsa 600 mijë persona vdesin në vit nga përthithja pasive e tymit të cigares.

Theksohet se nëse një person ka rezistuar rreth një vit pa pirë duhan atëherë ai nuk konsiderohet më si i varur prej tij.

Por pavarësisht kësaj, asnjëherë nuk mund të flitet me siguri për një fakt të tillë pasi sipas studimit, një person i cili nuk ka vullnet të fortë për të qëndruar larg duhanit, mund ti rikthehet në çdo moment atij.

a.y/NOA

KOMENTE