Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Dita Klik”, shqiptarët marrin pjesë në llotarinë italiane për të përfituar lejen e qëndrimit
English

“Dita Klik”, shqiptarët marrin pjesë në llotarinë italiane për të përfituar lejen e qëndrimit

Romë, 31 janar, NOA – Kjo quhet “Dita Klik”, kur me një klikim të thjeshtë me dhjetëra qytetarë të huaj në Itali bëhen pjesëmarrës të një llotarie nga e cila mund të përfitojnë një leje qëndrimi në shtetin fqinj, sipas një dekreti të posaçëm.

Sipas vlerësimeve më të fundit, janë rreth 98 mije leje që do të lëshohen në nivel kombëtar, ku rreth një e katërta e aplikimeve janë duke u pritur nga të huaj që jetojnë në Lombardi (qendra Milano).

Pas 11 shkurtit, do të jetë afati kur do të mund të dihet saktësisht numri i lejeve që do të jepen në këtë rajon dhe në të tjerët.

Mekanizmi është testuar nga ministria e Brendshme Italiane dhe pas fitimit të kësaj llotarie, ajo do të jetë e detyruar të lëshojë lejen e qëndrimit për të gjithë emigrantët fitues.

Emigrantët që marrin pjesë në këtë garë janë kryesisht nga Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Egjiptii, Gana, Maroku, Moldavia, Nigeria, Pakistani, Senegali, Somalia, Sri Lanka, Tunizia, India, Peruja, Ukraina, Nigeria, Gambia.

n.e/NOA

KOMENTE