English

Italia hap 4500 vende pune për qytetarët nga Shqipëria

Romë, 31 janar, NOA - Italia hap 4500 vende pune për qytetarët nga Shqipëria. Aplikimet nisën sot ne websitin e Ministrisë së Brendshme Italiane www.interno.it dhe vazhdojnë 3 ditë.

Dekreti i flukseve parashikon një maksimum prej 98.080 kuotash: 86.580 për hyrje të reja për punë jo stinore jokomunitarësh, me rezidencë jashtë Italisë dhe 11.500 konvertime lejesh të ndryshme në leje qëndrimi për punë.

Konkretisht, rreth 4500 vende janë akorduar për Shqipërinë në kuadrin e kuotave të hyrjes për punë, ku parashikohen 52.080 vende për punë të varur, të rezervuara vetëm për shtetasit jokomunitarë.

Por ajo që është e rëndësishme, duhet aplikim në orët e para në mënyrë që të përfitoni, pasi mund të plotësohen kuotat, pasi vetëm për Shqipërinë janë parashikuar 4500 persona të cilët do të kenë mundësinë të punojnë në Itali.

Meqenëse kuotat caktohen duke respektuar rendin kronologjik, është themelore që kërkesa të dërgohet sa më shpejt, ditën e caktuar, me shpresë që të futet në kuota para se ato të mbarojnë.

Ndërsa shqiptarët që do të kërkojnë konvertimin e lejes së qëndrimit duhet të paraqesin kërkesën më 3 shkurt 2011.

Kështu, shqiptarët që jetojnë në Itali me një leje qëndrimi, çfarëdo e që kërkojnë konvertimin në leje qëndrimi për punë, sipas nenit 4 të dekretit të flukseve, duhet të paraqesin kërkesë më 3 shkurt 2011.

Dekreti i flukseve, mundësi konvertimi të 11500 leje qëndrimesh

Ndërkaq, personat që kanë një leje qëndrimi për studime, për formim profesional/stazh dhe ata që kanë leje qëndrimi CE për qëndrues afatgjatë të lëshuara nga shtete të tjera të Bashkimit Evropian, mund të kërkojnë konvertimin e lejes së tyre në leje qëndrim për punë të varur.

Edhe ata që kanë leje për punë sezonale mund të kërkojnë konvertimin, por vetëm duke filluar nga cikli i dytë i punës sezonale, pra nga leje qëndrimi i dytë për punë sezonale. Kërkesa paraqitet duke dërguar në rrugë telematike modularët e posaçëm, por duhen pritur sqarimet që do të japë për këtë Ministria e Brendshme Italiane.

Dekreti parashikon shprehimisht që vetëm shtetasit jokomunitarë që kanë një leje qëndrimi afatgjatë CE, të lëshuar nga një shtet tjetër i Bashkimi Europian, mund të konvertojnë lejen e tyre edhe për punë të pavarur.

n.e/NOA

KOMENTE