English

Depresioni, prek më shumë nënat pas lindjes se sa ato që kanë abortuar

Danimarkë, 1 Shkurt NOA/ Rid Bulku - Kur bëhesh nënë, duhet thënë se është një nga momentet më të rëndësishme të jetës së një gruaje, e cila mund të kthehet në periudhën më negative. Dhe faji është i depresionit.

Sipas një studimi të kryer në Aarhus University në Danimarkë, më shpesh femrat bien në depresion pas lindjes se sa pas një aborti.

Hulumtimi, I publikuara në New England Journal of Medicine, me sa duket ka treguar se nënat e reja janë më të rrezikuara dhe më shumë në rrezik.

Në këtë studim janë përfshirë më shumë se 365 mijë femra daneze, që mes 1995 dhe 2007 kanë lindur një fëmijë (rreth 280 mijë) ose kishin një abort (84 mijë).

E vërteta që doli nga shifrat ishte se 15 femra në 1 mijë në mesin e atyre që ishin bërë nëna, i ishin drejtuar një psikologu, një vit pas lindjes së fëmijës së tyre.

Ndërsa në mesin e grave që kishin abortuar vetëm 7 në 1 mijë kishin kërkuar ndihmë tek një ekspert.

r.b/NOA

KOMENTE