English

Heshtja në bisedë me e gjatë se 4 sekonda, është e sikletshme

Holandë, 1 Shkurt NOA - Një dijetar holandez i Universitetit të Groningenit pohon se, heshtja e një bisede, nëse tejkalon katër sekonda, bëhet e sikletshme. Namkje Koudenburg, ka vënë në pah gjithashtu dhe arsyet që shkaktojnë këtë siklet: “në qoftë se pauza zgjat më shumë se katër sekonda do të thotë se biseda nuk është duke shkuar mirë dhe ndiheni si të refuzuar, sepse ekziston frika e “përjashtimit” rrethi i shoqërisë”. Ky studim, i cili u botua në Gazetën e Experimental Social Psychology, është stimuluar në praktikë në 162 studentë të universitetit. “Një bisedë e rrjedhshme, krahas të qenit e këndshme na informon dhe se gjërat po shkojnë mirë. Kjo do të thotë se jemi pjesë e këtij grupi dhe jemi dakord me njëri-tjetrin. Kjo lloj bisede është përdorur për të përcaktuar anëtarësim dhe vetë-respekt”.

r.b/NOA

KOMENTE