English

Hetimi i 21 Janarit, Basha dëshmon sot në komision

Tiranë, 1 shkurt, NOA – I ftuari i radhës për të dëshmuar mbi ngjarjet e 21 janarit para komisionit hetimor parlamentar që po i heton ato, do të jetë ditën e sotme ministri i Brendshëm Lulëzim Basha.

Këtë e tregon listimi i figurave që anëtarët e këtij komisioni kanë vendosur të thërrasin për të dhënë dëshminë e tyre mbi atë ditë të dhunshme.

Ndërkaq, mësohet se ditën e nesërme, pritet që të dëshmojë kreu i Shërbimit Informativ Shtetërir Bahri Shaqiri dhe kryeprokurorja Ina Rama.

Kurse pas dy ditësh, të ftuar do të jenë për të dëshmuar dhe dhënë versionin e tyre mbi gjithçka ngjau gjatë dhe pas asaj dite, Presidenti i Republikës Bamir Topi, si edhe kreu i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe komandant i Gardës së Republikës Ndrea Prendi.

Por e ftuar do të jetë edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila do japë dëshminë e saj në 5 shkurt.

Radhën e dëshmitarëve për ngjarjen e trishtueshme të 21 Janarit e ka hapur dje kryeministri i vendit Sali Berisha, përmes dhënies së dëshmisë dhe fakteve që ai disponon rreth saj.

n.e/NOA

KOMENTE