English

Gjendet e vdekur në banesë një grua

Tiranë, 2 shkurt, NOA – Një grua është gjetur e vdekur në apartamentin e saj, në katin e pestë, në afërsi të “Zogut të Zi” në Tiranë, raporton gazetari i Agjencisë NOA në vendngjarje. Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe shkaqet që kanë çuar në humbjen e jetës.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur gjatë natës. Ndërkohë që fqinjët kanë njoftuar policinë pasi nuk ka pasuar asnjë reagim nga gruaja. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur hapjen e derës së blinduar dhe kanë gjetur të vdekur gruan.

Punonjësit e policisë po hetojnë për shkaqet e vdekjes dhe janë duke marrë në pyetje dëshmitarët dhe fqinjët e gruas.

Nga hetimet paraprake mendohet se vdekja mund të ketë ardhur nga asfiksia, si pasojë e ndezjes së pajisjeve ngrohëse në banesë, raporton gazetari i NOA në vendngjarje. Sipas policisë viktima ngrohej nga një reflektor me gaz.

a.k/NOA

KOMENTE