English

Haxhinasto: Shqipëria ka detyrime për integrimin (VIDEO)

Tiranë, 2 shkurt, NOA – Shqipëria ka detyrime në lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, prandaj duhet që të tregohet e përpiktë në lidhje me plotësimin e tyre.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, pas një takimi me homologun e tij slloven, Samuel Zgobar, duke prekur më tej edhe situatën e fundit në vendin tonë.

Sipas zv/kryeministrit, qeveria ka një plan pune të posaçëm që Shqipëria të mund të përfitojë statusin e kandidatit.

Prandaj sipas Haxhinastos, në këtë rrugë të nisur me sukses në procesin e integrimit të vendit tonë drejt Bashkimit Evropian, nuk duhet që të shfaqet më asnjë pengesë.

n.e/NOA

VIDEO

[media id=64 width=620 height=440]

KOMENTE