English

Inter, kthehet Sneijder

Milano, 3 Shkurt NOA - I ka munguar skuadrës për më shumë se një muaj e gjysmë për shkak të dëmtimit të pësuar në gjysmë finalen e kupës botore për klube, në sfidën me Seongnam. Bëhet fjalë për mesfushorin holandez Wesley Sneijder, i cili tashmë është rikthyer në mesin e lojtarëve të tjerë dhe do të jetë në dispozicion të Leonardos. Mesfushori holandez është në listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në sfidën e ardhshme të Interit kundrejt Barit. Një lajm tepër i mirë ky për skuadrën zikaltër, ku për tu theksuar është dhe grumbullimi i argjentinasit Cambiasso. Një tjetër lojtar, i cili do të jetë i pranishëm në këtë ndeshje është dhe Nagatomo, blerja më e fundit e Interit.

r.b/NOA

KOMENTE