Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ngjela: Zgjedhje të reja, homazh për demokracinë dhe lirinë
English

Ngjela: Zgjedhje të reja, homazh për demokracinë dhe lirinë

Tiranë, 3 shkurt 2011, NOA – Njëri nga aletatët e Opozitës së Bashkuar, Kryetari i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela deklaroi se kriza politike është rënduar tejet dhe se e vetmja zgjidhje mbetet hyrja e vendit në zgjedhje të parakohshme. “E konceptojmë krizën në agravim të rëndë. Kriza sa vjen dhe ashpërsohet, e vetmja zgjidhje është jo përplasje, por zgjedhje të reja”, tha avokati Ngjela në një prononcim për mediat duke theksuar se vendimi i sotëm i tryezës së Opozitës së Bashkuar ishte pikërisht zgjedhjet e reja

Ai ritheksoi demonstratën e nesërme, e cila sipas tij do të jetë tejet masive dhe do të shënojë një stad të ri të protestave të opozitës, pasi do të mbahet njëherësh në katër qytete të mëdha të vendit dhe në të njëjtën orë.

“Nesër kemi marshime dhe demonstrata në 3 qytete dhe në Tiranë. Mendojmë se nesër do të ketë pjesëmarrje të madhe për të kaluar në një stad të ri të protestave. Për herë të parë bëhen në të njëjtën orë në tre demonstrata në tre qytete, përveç Tiranës. Ky është stad i ri”.

Avokati bëri informoi se “Kjo ishte ajo që vendosëm, duke menduar që Homazhi i madh ka krijuar një optimizëm të brendshëm për një ndryshim cilësor në Shqipëri në funksion të demokracisë dhe lirisë së individit”.

Në takimin e Opozitës së Bashkuar e zhvilluar në zyrat e koalicionit të majtë merrin pjesë bashkë me Shefin e Opozitës Edi Rama edhe Skëndër Gjinushi kreu PSD-së, Paskal Milo kreu PDS-së, Vangjel Dule kreu PBDNJ-së, Nard Ndoka kreu PDK-së, Petro Koçi kreu i PSV91, Edlir Petani nga Partia e Gjelbër si dhe Preç Zogaj e Ndre Legisi.

mit/NOA

KOMENTE