English

Brand: Garner puth si princeshë, Affleck duhet të jetë xheloz

E premte, 4 shkurt 2011, NOA- “Ajo është si një princeshë. Është një copë tortë e kuqe, ashtu është edhe gjuha e saj. Ajo ju godet në gjuhë në këto skenat me puthje. Nëse do të isha Ben Affleck, vërtet do bëhesha xheloz”, deklaroi Russel Brand.

Komiku britanik i cili u martua tetorin e kaluar me yllin Katy Perry, së fundmi ka xhiruar skena romantike me aktoren për filmin “Arthur” ndërsa ka bërë shaka me puthjet e realizuara, për ta bërë xheloz bashkëshortin e Jennifer, Ben Affleck.

Ai në vijim ka hedhur një varg batutash mbi mënyrën e puthjes së aktores simpatike e cila është e martuar me aktorin e njohur Ben Affleck.

a.y/NOA

KOMENTE