English

Omani njeh pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 4 shkurt, NOA - Ministrja në detyrë e Kosovës Vlora Çitaku ka njoftuar sot shteti i Omanit ka njohur pavarësinë e Kosovës. Me këtë njohje shkon në 75 numri i njohjeve të pavarësisë së vendit.

“Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Sulltanatin e Omanit. Përmes ambasadës sonë në Londër kemi marrë letër nga Sulltanati i Omanit, i cili shprehet qartë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Omani është një shtet përkatësisht një mbretëri, e cila nuk njeh shtetet në mënyrë eksplicite, por njohjen e shteteve e bën nëpërmjet komunikimit dhe nëpërmjet vendosjes së kontakteve dhe marrëdhënieve diplomatike.”, ka njoftuar MPJ e Kosovës.

Në letrën që ka mbërri në Ministrinë e Punëve të Jashtme thuhet: “U njohëm me vendimin e GJND lidhur me çështjen e pavarësisë së Kosovës dhe Qeveria e Sulltanatit të Omanit do të mirëpresë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, organizata të tjera ndërkombëtare dhe rajonale, në të cilat ajo dëshiron të anëtarësohet”.

Po sot ministria e Jashtme e Kosovës ka marrë vendim që Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti ta akreditojë si ambasador jo rezident në Oman dhe kjo kërkesë do të deponohet pranë autoritete përkatëse të Omanit. Omani është një shtet në juperëndim të Azisë dhe ka 2.8 milionë banorë.

a.k.NOA

KOMENTE