Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përfundon qetësisht demonstrata në Tiranë, shpërndahen qytetarët
English

Përfundon qetësisht demonstrata në Tiranë, shpërndahen qytetarët

Tiranë, 4 shkurt 2011, NOA/ Ariola Ymeraj Fotot update - Pak minuta më parë ka përfunduar edhe në qytetin e Tiranës demonstrata-marshim e opozitës.

Në këtë demonstratë protestues të shumtë të ardhur në kryeqytet nga qytetet përreth kanë marshuar rrugëve të Tiranës me pankarta në duar dhe me thirrje kundër qeverisë.

Nisja e tyre ka qenë pranë Muzeut dhe më pas kanë marshuar nga rruga e Durrësit drejt “Zogut të Zi”.

Në ndryshim në protestat e tjera kjo është quajtur një demonstrat-marshim pasi nuk janë mbajtur fjalime nga ana e përfaqësuesve politikë.

Kreu i socialistëve Edi Rama, ka qenë i pranishëm në protestën që është organizuar në kryeqytet së bashku me disa deputetë të selisë rozë.

Kryeqyteti i vendit i cili mendohet se ka pasur numrin më të madh të protestuesve, e ka mbyllur qetësisht marshimin e tij.

Por në çdo moment turma e marshuesve kanë qenë nën kontrollin e vazhdueshëm të uniformave blu.

Që nga “Zogu i zi”, vend i cili ka shënuar edhe përfundimin e kësaj demonstrate-marshim, qytetarët janë shpërndarë drejt destinacioneve të tyre.

Vetëm para pak minutash ka përfunduar demonstrata-marshim edhe në qytetin e Vlorës.

Të pranishëm në këtë protestë kundër qeverisë kanë qenë deputetët e qarkut nën drejtimin e Gramoz Ruçit

Pika e mbylljes së këtij marshimi mësohet të jetë “Sheshi i Flamurit”, dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë incident.

Ndërsa në qytetin e Korçës, demonstruesit janë shpërndarë drejt vendbanimeve të tyre, duke u nisur me autobuza drejt Pogradecit dhe zonave përreth.

Të pranishëm në këtë protestë kanë qenë deputetët socialist të dalë nga ky qark, nën drejtimin e Pandeli Majkos.

Edhe në qytetin e Lezhës pak minuta më parë u mbyll protesta e zhvilluar paqësisht, pasi protestuesit së bashku me drejtuesit e protestës së organizuar, janë shpërndarë.

Por deputeti i këtij qarku Gjok Jaku ka thënë para protestuesve që qytetarët të vazhdojnë të mblidhen në protesta për të rrëzuar qeverinë.

a.y/NOA

[media id=75 width=620 height=440]

KOMENTE