English

Alpinisti gjendet i gjallë, pas rënies nga maja e malit 305 metra

E shtunë, 5 shkurt 2011, NOA- Edhe pse ka rënë nga një lartëse prej 305 metrash, alpinisti ka mundur ti shpëtojë vdekjes madje me pak dëmtime.

“Mali kishte disa vende me ngricë dhe rrëshqita. Kur po bija, mundohesha ta ngadalësoja veten, por ishte e pamundur. Ngadalësohesha kur bija në shkurre, por rimerrja sërish shpejtësi”, deklaroi për mediat alpinisti Adam Potter.

Alpinisti Skocez ka pësuar dëmtime në kurriz për shkak të përplasjes me shkëmbinjtë gjatë rënies, por sipas mjekëve ky është nja rast i rrallë, pasi 305 metra lartësi janë shumë për tu përballuar nga trupi i njeriut.

a.y/NOA

KOMENTE