English

Formula 1, prezantohet Mclaren i ri

Berlin, 5 Shkurt NOA - Më në fund ka ardhur dhe radha e McLaren. Makina e Lewis Hamilton dhe e Jenson Button është prezantuar në Berlin para tifozëve. Pak e vonesë krahasuar me skuadrat e tjera pas testit të parë, të kryer në Valencia me makinën e vitin e kaluar. MP4-26 e re mbështetet në karakteristikat aerodinamike që janë më të mira bazuar në rregulloren e re. Pilotët duhet thënë se kanë mbetur tepër të kënaqur. “Që nga viti 2010 jemi përmirësuar shumë – tha Hamilton - dhe tani ne jemi më të mirët”.

r.b/NOA

KOMENTE