English

Lumturohet çifti Beckham, pas tre djemëve presin vajzë

E shtunë, 5 shkurt 2011, NOA- Lajmi për ardhjen në jetë të një vajze ka lumturuar çiftin David dhe Victoria Beckham.

“Victoria shpërtheu në lot nga ngazëllimi, pas skanerit të fëmijës së saj tre muajsh, në një klinikë në Londër. Ata kanë aktualisht tre djem. Një mik i familjes deklaroi: “Të dy janë shumë shumë të lumtur. Për ta do të jetë fëmija i fundit dhe dëshironin dëshpërimisht një vajzë”, thotë një burim afër çiftit për të përditshmen “The Sun”.

David dhe Victoria Beckham janë prindër të tre fëmijëve, 11-vjeçarit Brooklyn, 8-vjeçarit Romeo dhe 5-vjeçarit Cruz.

Mësohet se çifti po përjeton një moment veçanërisht të lumtur, pasi mjeku u komunikoi se fëmija që po presin do të jetë i seksit femër, çka i ka çuar në qiellin e shtatë çiftin e famshëm.

a.y/NOA

KOMENTE