English

Mediu rekomandime nga Biden e Countryman: Problemet zgjidhini me dialog, jo dhunë

Uashington, 5 shkurt 2011, NOA- Ministri i Mjedisit, njëkohësisht kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar nga Kongresi Amerikan zhvilloi një vizitë ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, në të cilin ishte i pranishëm edhe Presidenti Obama.

Gjatë Mëngjesit të Lutjeve ministri Mediu u takua me Zv. Presidentin Joseph Biden, i cili vlerësoi zhvillimet e rëndësishme të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe rrugën drejt së ardhmes.

Duke shprehur falenderimet për mbështetjen e SHBA-së për Shqipërinë dhe shqiptarët, ministri Mediu në emër të kryeministrit Berisha e ftoi Zv. Presidentin Biden në Shqipëri.

Zv.Presidenti Biden shprehu kënaqësinë për të ardhur në Shqipëri.

Gjatë vizitës në Uashington dhe aktiviteteve të shumta në kuadër të Mëngjesit të Lutjeve, Mediu u takua me përfaqësues të lartë të administratës Amerikane me zv.asistent sekretarin për Europën dhe Azinë, Thomas Countryman, me senatorët Benjamin Cardin, Tom Coburn, Jim DeMint, Jeff Session, Mark Pryor, Richard Burr, Joseph Liberman, Jeanne Shaheen, Roger Wicker, Saxby Chamblis; me kongresmenët Steny Hoyer, Mike Doyle, Robert Aderholt, Jeff Miler, Lincon Davis, Randal Hultgren. Perfaqesuesin e Komitetit te Helsinkit Bob Hand.

Të gjithë bashkëbiseduesit vlerësuan Shqipërinë si partnere të rëndësishme dhe kontributet në NATO dhe punën për rrugën drejt BE-së dhe sidomos liberalizimin e vizave.

Ata shprehen bindjen se Shqipëria do të vazhdojë progresin ne anëtarësimin e plotë në BE.

Më tej, ata theksuan se Shqipëria duhet të vazhdojë të forcojë shtetin ligjor, duke zgjidhur mospajtimet dhe problemet ne institucionet legjitime, nëpërmjet reformave dhe një dialogu të qëndrueshëm dhe jo dhunës, duke garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në 8 Maj.

Nga ana e tij ministri Mediu i shprehu edhe njëherë mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve, dhe në mënyrë të veçantë të qeverisë për mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme dhe veçanërisht për mbështetjen e jashtëzakonshme që Shtetet e Bashkuara i dhanë Shqipërisë në anëtarësimin e plotë në NATO dhe rrugën drejt BE-së.

a.y/NOA

KOMENTE