English

Ngricat paralizojnë Meksikën, vdesin 6 persona

Meksiko, 5 shkurt, NOA – Ngricat e ditëve të fundit kanë paralizuar Meksikën, ndërsa janë shënuar prej tyre edhe viktimat e para.

Kështu, mediat vendase raportojnë se janë mëse 6 të vdekur deri tani nga dëbora dhe ngricat, ndërsa citojnë se ky është dimri më i ftohtë i 50 viteve të fundit në këtë vend.

Zona e prekur më shumë prej tyre bëhet me dije se është Ciudad Huarez, ku temperaturat kanë shënuar nivele deri në -18 gradë celsius, një gjë mjaft e rrallë kjo për rajonin e Meksikës. n.e/NOA

KOMENTE