English

Një tribu e izoluar nga bota, publikohen foto dhe video

Amazonë, 5 Shkurt NOA - Vetëm një ditë më parë kanë qarkulluar disa fotografi të pabotuara të këtij fisi misterioz të zbuluar në vitin 2008. Tashmë ka mbërritur dhe një video.

Në zemër të Amazonës: video e postuar nga siti Uncontacted Tribes, na ka transportuar në një prej zanave më pak të njohura të planetit, ku ka jetuar një fis, pa asnjë kontakt me pjesën tjetër të botës.

Dhe kjo deri në disa muaj më parë, ku më pas u zbuluan falë imazheve që u kapën nga një helikopter: fotot e tyre janë përhapur në të gjithë botën, duke krijuar frikë dhe kureshtje.

Me këtë video mund të shqyrtohet dhe pse në mënyrë virtuale, vendi i mahnitshëm ku jeton fisi: një pyll i dendur dhe i paprishur.

Pastaj papritmas paraqitet një kasolle e shkurtër dhe tym që del nga një zjarr i madh. Në fund duken mjaft qartë burra dhe femra të armatosur që shohin në mënyrë të dyshimtë avionin.

r.b/NOA

VIDEO

[media id=76 width=620 height=440]

KOMENTE