Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni “Banesa e vjetër” sekuestron arsenal armësh
English

Operacioni “Banesa e vjetër” sekuestron arsenal armësh

Tiranë, 5 shkurt, NOA – Forcat e policisë së Tiranës , në kuadër të operacionit policor të koduar “Banesa e vjetër”, i cili ende vazhdon, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të disa personave që dispononin një arsenal të vërtetë armësh dhe municionesh.

Siç ato raportojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, të ndaluarit janë Saimir Thaçi, 29 vjeç, i dënuar më parë për tentativë vjedhje; Jetnor Gaxha, 26 vjeç; M. M, 17 vjeç; Liridon Mena, 19 vjeç dhe O. S, 16 vjeç; që të gjithë lindur dhe banues në Tiranë.

Kjo pasi gjatë kontrollit të banesës së këtyre personave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 6 automatikë, 7 krehëra metalike armësh zjarri, 670 fishekë pistolete model-54, 65 fishekë automatiku model 56, 4 motora të markave të ndryshme që janë vjedhur në vende dhe kohë të ndryshme në Tiranë e Durrës, si dhe 2 gërshëra prerëse metalike.

Gjithashtu, raportohet se atyre u janë gjetur edhe 4 palë doreza me ngjyrë gri të errët

një maskë plastike; 2 paruke flokesh me ngjyrë të zezë; një thikë me teh metalik; 7 aparate celulare; 30 çelësa automjetesh dhe motoçikletash si dhe kaçavida, pinca te ndryshme etj.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se janë autorë të disa vjedhjeve me armë e dhunë, të ndodhura kohët e fundit në qytetin e Tiranës, për të cilat po punohet intensivisht në vijim të këtij operacioni, për dokumentimin ligjor të tyre.

Materialet proceduriale ne ngarkim të tyre, i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “vjedhjes me dhunë dhe armë” dhe “mbajtjes pa leje të armëve e municionit luftarake”, të kryer në bashkëpunim.

n.e/NOA

KOMENTE