Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 5 Shkurt 2011
English

Pasqyra e Shtypit, 5 Shkurt 2011

Tiranë, 5 shkurt, NOA - Gazetat shqiptare vazhdojnë të flasin mbi demonstratat e opozitës, duke dhënë detaje rreth 4 të tillave që u zhvilluan dje në 4 qytete të vendit.

Ato paraqesin edhe itinerarin e deklaratat e radhës së kreut të opozitës në vend, se kërkon zgjedhje të parakohshme.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Profili patologjik i kryeministrit”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete vlerësimet e 5 mjekëve mbi gjendjen mendore të kryeministrit Berisha.

“Historia e vajzës nga Erseka me futbollistin me ngjyrë – Babi nuk më flet me gojë, po ne duam të martohemi” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Tre plumba të 21 janarit gjenden në zyrën e UNHCR-së”.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Zgjedhjet lokale/ Berisha mbledh Këshillin, shmang zgjedhjet në PD”, i cili flet për itineraret e demonstratës së sotme të parashikuar nga opozita në vend.

“Opozitë në rrugëm në 4 qytete/ Rama: S’ka zgjedhje në këto kushte”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “21 Janari, 2 predha gjenden në zyrën e UNHCR-së”; “Koncesionet e kromit, Prifti dëshmon në prokurori”; “Basha: Emigrantët, aplikime në Itali dhe Greqi për pasaportat” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “PS: Duam zgjedhje”, i cili citon detaje nga demonstrata e djeshme në 4 qytete, e zhvilluar nga opozita në vend.

“Pëllumb Xhufi: Berisha përkrah vetëm ata që shitën kombin” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar reagimit të historianit të njohur mbi situatën e fundit në vend.

Kurse “Matura Shtetërore, ja pyetjet që do të bien në test” flet për testin e ri të Maturës Shtetërore.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Hetimi i ‘puçit’, pa tabulate”, i cili tregon sesi komisioni hetimor parlamentar i 21 Janarit ka hequr dorë nga kërkesa për tabulatet telefonike të 4 përfaqësuesve të medias.

“Ulen rrogat për policët dhe ushtarakët” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Prifti tregon në prokurori, aferën e Rulit”, “Shtrenjtimi i ilaçeve, prek edhe spitalet” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “BEEdi Rama kundër BE-SHBA: Dua zgjedhje të parakohshme”, i cili pasqyron reagimin e kryesocialistit mbi gjetjen e zgjidhjes politike në vend.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe “PD nis fushatën për 8 Majin, mbledh Këshillin Kombëtar”.

Për të vijuar edhe me tjetrin me titullin “Dr. Messina: Me protestat, turizmi është paralizuar”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 5 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE