Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Protestuesit u vranë për të mbajtur në këmbë regjimin e Saliut dhe Ilirit
English

PS: Protestuesit u vranë për të mbajtur në këmbë regjimin e Saliut dhe Ilirit

Tiranë, 5 shkurt 2011, NOA – Ndërkohë që Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka nisur takimet me strukturat e kësaj partie për përgatitjet për zgjedhjet vendore të 8 majit, selia rozë kundërpërgjigjet ndaj Metës duke rimarrë si argument videon e përgjuar Meta-Prifti e duke e akuzuar ish-zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Ekonomisë, si turpin e kombit. Akuzave të Metës se lidershipi i PS-së ka frikë nga zgjedhjet vendore andaj kërkon t’i bojkotojë, deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla iu përgjigj duke e akuzuar atë si shëmbëlltyrë të korrupsionit dhe matrapazllëkut të qeverisë. Balla deklaroi se ishte video e Ilir Metës me bllok në dorë që shkaktoi zemërimin popullor që shpërtheu në 21 janar dhe se tre protestuesit e pafajshëm u vranë pikërisht për të mbajtur në këmbë regjimin e Saliut dhe Ilirit.

Gjatë konferencës për shtyp deputeti Balla tha se “Kemi parë këto ditë Ilir Metën që viziton strukturat e ndjesë pastë lëvizjes socialiste për integrim, a thua se Ilir Meta është pjesë e normalitetit dhe a thua se korrupsioni mund të jetë platformë elektorale për të marrë votat e shqiptarëve. Të gjithë e dinë dhe askush nuk mund të harrojë që Ilir Meta është sot shëmbëlltyra e korrupsionit, hajdutërisë dhe kusarisë së kësaj qeverie. Video e Ilir Metës me bllok në dorë u ka konfirmuar sot të gjithë shqiptarëve se ky pushtet i Sali Berishës i shartuar me Ilir Metën është pushteti që pasi vodhi votat e shqiptarëve, tanimë po vjedh çdo shqiptar të ndershëm”, deklaroi deputeti socialist.

Sipas Ballës, videoja e panë e dëgjuan shqiptarët dëshmon qartë se çfarë ndodh në zyrat e shtetit shqiptar, ku sikundër u kuptua me një kafe pune, ish-zëvendëskryeministri Meta fitonte qindra mijëra euro.

Deputeti socialist Taulant Balla deklaroi se “videoja e skandalit të korrupsionit të Ilir Metës vloi edhe më shumë zemërimin mbarëpopullor që në datën 21 janar mblodhi 200 mijë shqiptarë në bulevardin dëshmorët e kombit”, tha balla, duke akuzuar kryeministrin Berisha dhe ministrin e Brendshëm Basha se për të mbajtur në këmbë këtë regjim korrupsioni e për të shpëtuar Ilir Metën, përdorën në mënyrë kriminale policinë dhe gardën republikane për të provokuar, dhunuar e hapur zjarr kundër turmës së pafajshme që protestonte kundër kusarisë.

Deputeti i PS-së i bëri thirrje organit të akuzës të zbardhë sa më parë atë që që shqiptarët panë dhe dëgjuan me zë e figurë në videon Meta-Prifti.

“Ilir Meta nuk mund të mjaftohet me një dorëheqje burracake, të vonuar dhe të vazhdojë të dalë përpara shqiptarëve sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ilir Meta sot është kthyer në turpin e mbarë kombit, simboli i degjenerimit të këtij regjimi që tashmë është një regjim i rënë. Partia Socialiste u bën thirrje organeve të drejtësisë të konfirmojnë sa më shpejtë edhe institucionalisht atë që shqiptarët e panë dhe dëgjuan qartë. Ndërkohë Ilir Meta duhet ta kuptojë se çdo dalje e tij publike përpara shqiptarëve e shqiptareve, është jo thjesht treguesi i radhës së pafytyrësisë së këtij kusari me bllok në dorë, por edhe një provokim i papranueshëm që i bëhet çdo shqiptari të ndershëm në këtë vend”, theksoi deputeti Balla.

mit/NOA

KOMENTE