Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vdes edhe demonstruesi Aleks Nikaj
English

Vdes edhe demonstruesi Aleks Nikaj

Tiranë, 5 shkurt 2011, NOA / Irma Toptani – Para pak minutash ka vdekur në spital edhe demonstruesi i katërt i qëlluar me armë zjarri në demonstratën e 21 janarit. 35-vjeçari nga Lezha, Aleks Nikaj nuk ka mundur të shpëtojë pas plumit në kokë të marrë gjatë të shtënave me armë në demonstratën e dy javëve më parë.

Burime nga spitali Ushtarak në Tiranë thanë për agjencinë NOA se Nikaj pas një përmirësimi që pati pas ndërhyrjes së specializuar në spitalin e Bakërkëj të Stambollit në Turqi, ishte përkeqësuar rishtas dhe për shkak të gjendjes së rëndë të tij nuk mund të ndërhyhej me një operacion tjetër.

35-vjeçari nga Lezha Aleks Nikaj, i cili u plagos rëndë në demonstratën e 21 janarit me një plumb në kokë, që i shkatërroi pjesën jetike të trurit ishte mbajtur deri në datën 29 janar në mjediset spitalore në Tiranë me frymëarrje artificiale, ndërsa mëngjesin e 29 janarit ishte dërguar për një operacion më të specializuar në Turqi.

Me vdekjen e Aleks Nikaj, numri i demonstruesve të vrarë të 21 janarit shkon në katër, bashkë me Ziver Veizin nga Gjirokastra, Faik Myrton nga Fieri dhe hekuran Dedën nga Dibra.

Pas funeraleve të tre demonstruesve tashmë vdekja edhe e Aleks Nikaj do të godasë fort më së shumti familjen e tij, ndërkohë që 21 janari shënoi përveç dhunës ndaj policisë edhe marrjen e jetës së katër demonstruesve që protestonin pranë selisë së kryeministrisë në demonstratën e opozitës.

mit/NOA

KOMENTE