Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia e Tiranës: Respektoni drejtimet e reja të lëvizjes në bulevard
English

Bashkia e Tiranës: Respektoni drejtimet e reja të lëvizjes në bulevard

Tiranë, 6 shkurt 2011, NOA – Bashkia e kryeqytetit ka rikujtuar qytetarët e Tiranës se nga dje ka nisur zbatimi i skemës së re të qarkullimit në sheshin Skënderbej, e cila do të zbatohet deri në përfundim të punimeve nëntokësore që po zhvillohen në sheshin Skënderbej, duke bërë që qarkullimi përdrejt tij të ndalohet për automjetet. Drejtori i Transportit dhe Lëvizshmërisë në Bashkinë e Tiranës Enton Punavija në një prononcim të sotëm u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë drejtimet e reja të lëvizjes, respektimi i të cilëve është mjaft i rëndësishëm për mbarëvajtjen dhe funksionimin normal të kësaj skeme.

Punavija tha se “Po ashtu, një rëndësi të veçantë merr edhe sensibilizimi lidhur me sinjalizimin rrugor përkatës të vendosur nga Bashkia e Tiranës, për këtë qëllim, ndaj kërkojmë nga ana e qytetarëve bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre, në këtë fazë punimesh”.

Sipas skemës së re të qarkullimit trafiku i makinave që vijnë nga krahu jugor i bulevardit është devijuar nga sheshi Skënderbej përdrejt rrugës Abdi Toptani pas Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që rruga e Dibrës tashmë është hapur.

Sipas Bashkisë së Tiranës prioritet ka në këtë skemë të fundit transporti publik. Bashkia e Tiranës ka ritheksuar apelin për të gjithë shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e qarkullimit në qendër të Tiranës.

Ndërkohë që punimet e infrastrukturës nëntokësore në sheshin Skënderbej do të vazhdojnë për disa muaj, Bashkia e Tiranës e ka bllokuar këtë shesh, duke vendosur edhe tabela të sinjalistikës.

Sheshi Skënderbej në të ardhmen sikundër kanë theksuar përfaqësuesit e bashkisë ai do t’i takojë vetëm këmbësorëve.

mit/NOA

KOMENTE