Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dell kërkon qeveri me duar të pastra
English

Dell kërkon qeveri me duar të pastra

Prishtinë 6 shkurt – NOA Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell ka folur sërish për qeverinë e re. “Me duar të pastra” janë fjalët që sërish ka përdorur ambasadori Dell gjatë një interviste për TV21 ndërsa ka preferuar një qeveri me shumë numra.

“Një koalicion jo vetëm dominues në numra, por edhe për një qeveri me agjendë të caktuar ndërpartiake. Një qeveri me duar të pastra, jo vetëm e tillë por edhe një qeveri ku njerëzit kanë besim. Vetëm atëherë mund ti kthehet kredibiliteti kësaj qeverie i cili është dëmtuar dukshëm nga ngjarjet e fundit”, ka thënë Dell.

Duke folur për koalicionin, ai ka thënë se ato varen nga negociatat ndërmjet partive por do të ishte mirë që partitë të kenë në agjendë zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit.

“Partia më e madhe, PDK do ta ketë rastin e para të formoj qeverinë. Një numër i madh i partive minoritare janë të interesuara të hyjnë në qeveri. Tani varen rezultatet që mund të dalin prej negociatave në mes të partive politike. Nuk më lejohet të spekuloj shumë si ambasador. Me rëndësi një qeverisje me duar të pastra që ka për qëllim zhvillimin

ekonomik dhe sundimin e ligjit”, tha Dell.

NOA/KOHA

KOMENTE