Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kakavijë, zbulohen në goma 15 kg marijuanë, arrestohet trafikuesi
English

Kakavijë, zbulohen në goma 15 kg marijuanë, arrestohet trafikuesi

Kakavijë, 6 shkurt 2011, NOA – Në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër janë sekuestruar 15 kg marijuanë, të cilat të fshehura në gomat e një makine ishin të destinuara për tregun grek. Burime nga uniformat blu të Gjirokastrës bëjnë me dije se është prangosur edhe personi që po transportonte drogën përdrejt Greqisë.

Ai është 28-vjeçari nga Fieri Edmond Golloshi.

Sipas policisë së Gjirokastrës kapja e Golloshit u finalizua falë operacionit policor të koduar “Pengesa”.

Pas kontrollit të makinës me të cilën po tentonte të kalonte kufirin i arrestuari Golloshi atij iu gjet 15 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Policia bën të ditur se droga ishte fshehur në gomat e makinës, porse me mjetet e policisë ajo është mundur të lokalizohet.

Edmond Golloshi po hetohet tashmë nga Prokuroria e Gjirokastrës për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike.

mit/NOA

KOMENTE