Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lidershipi socialist ngushëllon familjen e Hekuran Dedës
English

Lidershipi socialist ngushëllon familjen e Hekuran Dedës

Tiranë, 6 shkurt NOA - Mesditën e sotme Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vizituar familjen e njërit prej demonstruesve të vrarë, Hekuran Dedës, i cili humbi jetën i vrarë me armë zjarri në demonstratën e opozitës në 21 janar. Shefi i PS-së u takua me familjarët e viktimës dhe u shprehu atyre ngushëllimet për humbjen e djalit të tyre 32-vjeçar.

32-vjeçari Hekuran Deda, babai i dy fëmijëve, ishte kthyer vetëm para dy muajsh nga emigrimi për shkak të papunësisë dhe gjendej ende si i papunë në vendin e tij.

Sikundër theksoi kreu i opozitës gjatë takimit me familjarët e tij, Hekurani humbi jetën si pasojë e një plumbi vrastar të marrë në kokë, kur ndodhej larg godinës së kryeministrisë pranë podit të mediave pranë shumë gazetarëve të cilët po ndiqnin nga afër demonstratën e 21 janarit.

Sipas Ramës ai plumb nga Garda e Republikës ka qenë fatal për jetën e Hekuran Dedës.

Gjatë vizitës në familjen Deda në Laknas, kryetari i PS-së, Edi Rama shoqërohej nga nëna e tij zonja Aneta dhe bashkëshortja Linda.

Më pas Shefi i opozitës u nis drejt aeroportit të Rinasit ku iu bashkua kortezhit mortor që priste kthimin në atdhe të trupit të pajetë të Aleks Nikaj, demonstruesit të katërt të qëlluar në demonstratën e 21 janarit, i cili pas plagosjes së rëndë në kokë me një plumb, vetëm dje ka mundur të mbyllë sytë përjetë.

Kryesocialisti Rama mori pjesë bashkë me familjarët e 35-vjeçarit Nikaj në homazhet e shkurtra të mbajtura për të në aeroportin e Rinasit.

Trupi i pajetë i 35-vjeçarit nga Lezha, Aleks Nikaj, baba i dy fëmijëve mbërriti sot në orën 14.00 në aeroportin e Rinasit me një avion pasagjerësh.

Nikaj ishte dërguar në Turqi në datën 29 janar për një ndërhyrje më të specializuar në spitalin Bakërkëj të Stambollit në Turqi, por për shkak të gjendjes së rëndë të tij ishte bërë e pamundur ndërhyrja kirurgjikale në kokë.

Pas mbërritjes në Rinas, trupi i pajetë i Aleks Nikaj i vendosur në makinën e funeralit u nis përdrejt Lezhës, ku pas vajit në shtëpi sonte, nesër Aleks Nikaj do të përcillet për në banesën e fundit.

Bashkë me Aleks Nikën, e më herët Hekuran Dedën, Ziver Veizin e Faik Myrton, numri i viktimave të demonstratës së 21 janarit është katër, vrasje të cilat sot po hetohen nga Prokuroria bashkë me aktet e dhunës pranë kryeministrisë, një hetim për të cilin ndërkombëtarët kanë kërkuar daljen e përgjegjësve përpara ligjit.

Ndërsa mazhoranca akuzon Prokurorinë se po heton jo për puçin e shtetit, por për një ngjarje në bulevard, që sipas kryeministrit Berisha dëshmon për një skenar të detajuar mirë, ku afërmendsh sipas tij, pjesë e planit është edhe Kryeprokurorja Ina Rama, e cila në këtë hetim ka marrë mbështetjen e SHBA-ve.

mit/NOA

KOMENTE