English

Milito: Jam i lumtur tek Inter

E diel, 6 shkurt 2011, NOA- Futbollisti i Interit Diego Milito deklaron se nuk dëshiron të largohet nga Interi për te Real Madrid.

“A isha pranë largimit nga Interi gjatë verës? Jo, kurrë. Çfarë bëra kur lexova se Mourinho po më kërkonte te Reali? Është gjithnjë mirë për mua kur një trajner i rëndësishëm si Mourinho më kërkon te Real Madridi, por jam i lumtur te Interi”, është shprehur sulmuesi.

Më tej ai ka thënë se, “Rikthimi i Mouinhos? Nuk e di nëse është e mundur. Për momentin ne kemi Leonardon dhe nuk është mirë të flasim për trajnerët tjerë te Interi. Por, kurrë mos thoni kurrë në futboll. Mourinho ishte për ne njeriu më i rëndësishëm dhe mendoj se dyert gjithnjë janë të hapura për të”.

Këto deklarata Diego Militoi ka bërë për Il Corriere dello Sport, si dhe ka pohuar fuqishëm se nuk dëshiron të shkojë tek Reali.

a.y/NOA

KOMENTE