Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Misteri i binjakeve të zhdukura, gjysma e policisë evropiane në kërkim
English

Misteri i binjakeve të zhdukura, gjysma e policisë evropiane në kërkim

Tiranë, 6 Shkurt, NOA- Sot është dita e tretë që gjyma e policisë së Evropës është mobilizuar për gjetur Alessia dhe Livia, dy binjaket zvicerane të zhdukura para tre ditësh. Një histori që filloi më 31 janar në Zvicër, Lausanne, kur i ati me origjinë kanadeze, i cili ndante kujdestari të përbashkët me ish- gruan e tij. kishte marrë nga shtëpia e nënës së tyre binjaket.

Ai duhet ti dërgonte në shkollë të hënën, por kjo nuk ndodhi dhe e ëma, Irina ka dhënë menjëherë alarmin. Mbrëmjen e së premtes 43 vjeçari ka vrarë veten duke u hedhur nën trenin Eurostar Milano-Bari, nga stacioni hekurudhor i Cerignola, provincë e Foggias.

Hetuesit janë duke ndjekur lëvizjet e babai të dy vajzave, i cili para se të vetëvritej, i kishte dërguar një kartolinë ish-gruas, ku i shkruante: "Unë jam i dëshpëruar, unë jam i humbur pa ty". Nga Marseille ai kishte bërë një tërheqje të konsiderueshme prej 7.000 eurosh, edhe pse në trupin e tij janë gjetur vetëm 100 euro. Franca, Zvicra dhe Italia, por dhe shumë vende të tjera evropiane janë përfshirë në kërkimin të dy vogëlusheve. Kryesisht policia po përpiqet të ndjekë lëvizjet e babait me shpresën se binjakët ishin me të në Marsejë dhe se ndoshta ata janë ende gjalllë në Francë.

Në mesazhin e fundit në Facebook, në një faqe dedikuar dy vajzave të zhdukura (http://www.facebook.com/#!/pages/Missing-Alessia-Livia/169083213138407), shkruhet: "Besojmë se vajzat janë të gjallë! Nuk e humbim shpresën dhe nëna i pret. Ju lutem nëse i shikoni apo kushdo që i ka në kujdestari të kontaktojë me ne ose policinë sa më shpejt që të jetë e mundur".

a.e./NOA

KOMENTE