Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndryshimi i fuqive botërore
English

Ndryshimi i fuqive botërore

"Shikoni përreth. Ndërtesa më e lartë në botë tani ndodhet në Taipei, por së shpejti ajo do të lihet pas nga një ndërtesë që po ngrihet në Dubai. Njeriu më i pasur në botë është një meksikan, ndërsa korporata më e madhe aksionet e së cilës tregtohen në bursë, është kineze. Aeroplani më i madh në botë ndërtohet në Rusi dhe Ukrainë, rafineria më e madhe po ndërtohet në Indi, kurse fabrikat më të mëdha ndodhen të gjitha në Kinë. Sipas shumë kriteresh vlerësimi, Londra është duke u bërë qendra kryesore financiare e botës, ndërsa në Emiratet e Bashkuara Arabe janë bërë vendi i fondit të investimeve më fitimprurës. Ato që dikur përbënin disa prej ikonave të Amerikës tashmë janë përvetësuar nga të huajt. Karuzeli më i madh në botë ndodhet në Singapor. Kazinoja numër 1 në botë s’ndodhet më në Las Vegas, por në Makao, i cili ia ka kaluar Las Vegasit edhe kur vjen puna tek të ardhurat vjetore nga kumari".

Nga Fared Zakaria

Ky s’është një libër për rënien e Amerikës, por një libër për ngritjen e të gjithë të tjerëve. Është një libër për shndërrimin e madh që po ndodh anembanë botës, një transformim për të cilin ndonëse diskutohet shpesh, vazhdon të mos ende kuptohet mirë. Dhe kjo është e natyrshme. Ndryshimet, madje edhe ndryshimet e mëdha, ndodhin gradualisht. Pra ndonëse flasim për një epokë të re, bota vazhdon të na duket njëlloj siç e kemi njohur. Por në fakt, ajo është shumë e ndryshme.

Gjatë pesëqind viteve të fundit ka pasur tre zhvendosje tektonike të fuqisë, ndryshime themelore në shpërndarjen e pushtetit që e kanë rimodeluar skenën ndërkombëtare, në planin politik, ekonomik dhe kulturor. E para qe ngritja e Perëndimit, një proces që filloi në shekullin e pesëmbëdhjetë dhe që pati një përshpejtim dramatik aty rreth fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë. Ky proces prodhoi epokën moderne ashtu siç e njohim atë sot: shkencën dhe teknologjinë, tregtinë dhe kapitalizmin, revolucionin bujqësor dhe atë industrial. Ai hodhi, po ashtu, bazat e predominimit të gjatë politik të kombeve të Perëndimit.

Zhvendosja e dytë, që ndodhi gjatë viteve të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, qe ngritja e Shteteve të Bashkuara. Pak kohë pas industrializimit të tyre, Shtetet e Bashkuara u bënë kombi më i fuqishëm që kish ekzistuar që nga koha e Romës perandorake dhe i vetmi komb që qe më i fortë se çdo aleancë e mundshme mes kombeve të tjerë. Gjatë pjesës më të madhe të shekullit të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë dominuar ekonominë, politikën, shkencën dhe kulturën globale. Gjatë njëzet viteve të fundit, ky dominim s’kishte rivalë, një dukuri kjo e paprecedent në historinë moderne.

Ne po jetojmë tani zhvendosjen e tretë të madhe të fuqisë të erës moderne. Ajo mund të quhet “ngritja e të tjerëve.” Gjatë dekadave të fundit, shumë vende anembanë botës kanë shënuar një nivel rritjeje ekonomike që dikur do dukej e papërfytyrueshme. Ndonëse me ulje e ngritje, prirja e përgjithshme ka qenë padyshim, në rritje. Kjo rritje ka qenë më e dukshme në Azi, por tashmë s’kufizohet më vetëm në Azi. Kjo është arsyeja pse, ta quash këtë ndryshim si “ngritja e Azisë”, s’do ishte një mënyrë korrekte për ta përshkruar. Gjatë viteve 2006 dhe 2007, qenë 124 vendet që patën një rritje prej 4 ose më shumë për qind. Mes tyre përfshihen më se 30 vende afrikane, pra dy të tretat e këtij kontinenti. Antoine van Agtmael, menaxheri i fondeve që krijoi termin “emerging markets” [tregje në zhvillim], ka identifikuar 25 kompanitë që ka më shumë të ngjarë të bëhen shumëkombëshet e mëdha të botës në të ardhmen. Në këtë listë përfshihen nga katër kompani për Brazilin, Meksikën, Korenë e Jugut dhe Taivanin; tre nga India; dy nga Kina; dhe nga një për Argjentinën, Kilin, Malajzinë dhe Afrikën e Jugut.

Shikoni përreth. Ndërtesa më e lartë në botë tani ndodhet në Taipei, por së shpejti ajo do të lihet pas nga një ndërtesë që po ngrihet në Dubai. Njeriu më i pasur në botë është një meksikan, ndërsa korporata më e madhe aksionet e së cilës tregtohen në bursë, është kineze. Aeroplani më i madh në botë ndërtohet në Rusi dhe Ukrainë, rafineria më e madhe po ndërtohet në Indi, kurse fabrikat më të mëdha ndodhen të gjitha në Kinë. Sipas shumë kriteresh vlerësimi, Londra është duke u bërë qendra kryesore financiare e botës, ndërsa në Emiratet e Bashkuara Arabe janë bërë vendi i fondit të investimeve më fitimprurës. Ato që dikur përbënin disa prej ikonave të Amerikës tashmë janë përvetësuar nga të huajt. Karuzeli më i madh në botë ndodhet në Singapor. Kazinoja numër 1 në botë s’ndodhet më në Las Vegas, por në Makao, i cili ia ka kaluar Las Vegasit edhe kur vjen puna tek të ardhurat vjetore nga kumari. Industria më e madhe kinematografike, qoftë për sa i përket filmave të prodhuar, qoftë për sa i përket biletave të shitura, nuk është Hollywood-i, por Bollywood-i. Edhe shopping, aktiviteti më i madh sportiv i Amerikës, është bërë global. Prej dhjetë qendrave më të mëdha tregtare në botë, vetëm njëra gjendet në Shtetet e Bashkuara; më e madhja në botë ndodhet në Pekin. Ndonëse këto lista janë disi arbitrare, prapë është mbresëlënëse që vetëm dhjetë vjet më parë Amerika kryesonte në shumë, në mos po në pjesën më të madhe, të këtyre kategorive.

Mund të duket e habitshme që po fokusohemi tek prosperiteti në rritje në një kohë kur ka ende qindra miliona njerëz që jetojnë në varfëri të skajshme. Por, në fakt, përqindja e njerëzve që jetojnë me një dollar, ose më pak, në ditë ka rënë nga 40 për qind në 1981, në 18 për qind në 2004, dhe parashikohet të bjerë në 12 për qind, në vitin 2015. Vetëm rritja ekonomike e Kinës ka kontribuar për të nxjerrë nga varfëria më shumë se 400 milion njerëz. Varfëria është në rënie në vendet ku banon 80 për qind e popullsisë së botës. Pesëdhjetë vendet ku jetojnë njerëzit më të varfër në botë, janë raste të pashpresa që kërkojnë një vëmendje urgjente. Në 142 vendet e tjera – ku përfshihen Kina, India, Brazili, Rusia, Indonezia, Turqia, Kenia dhe Afrika e Jugut – të varfrit po përfshihen dalëngadalë në një ekonomi produktive, e cila shënon një rritje të vazhdueshme. Për herë të parë, po bëhemi dëshmitarë të një rritjeje të vërtetë globale. Kjo po krijon një sistem ndërkombëtar në të cilin vende nga të katër anët e globit nuk janë më subjekte apo vrojtues, por aktorë të mirëfilltë. Kjo është lindja e një rendi realisht global.

Një tjetër aspekt i kësaj epoke të re, është fakti se fuqia është duke kaluar nga shtetet për tek aktorët e tjerë. Mes këtyre të “tjerëve” që po ngrihen, përfshihen shumë aktorë privatë. Grupe apo individë të veçantë po fuqizohen, ndërkohë që hierarkitë, centralizimi dhe kontrolli po minohen. Mjaft funksione që dikur kontrolloheshin nga qeveritë, tashmë ndahen me institucione ndërkombëtarë si Organizata Botërore e Tregtisë, apo Bashkimi Europian. Çdo ditë mbijnë grupe jo-qeveritare, për çdo çështje e në çdo vend. Korporatat dhe kapitali zhvendosen tutje tëhu për të gjetur vendet më të mira për të bërë biznes, duke shpërblyer disa qeveri e duke dënuar disa të tjera. Rrjetet terroriste, si Al-Qaeda, kartelet e drogës, kryengritësit dhe milicitë e të gjitha llojeve gjejnë hapësirë për të vepruar mes skutave e kthinave të sistemit ndërkombëtar. Fuqia po zhvendoset nga shtetet-komb, nga të gjitha drejtimet. Në një atmosferë të tillë, aplikimet tradicionale të pushtetit kombëtar, si atij ekonomik ashtu dhe atij ushtarak, kanë humbur një pjesë të efektivitetit të tyre.

Sistemi ndërkombëtar që po lind ka gjasa të jetë shumë i ndryshëm nga sistemet pararendëse. Njëqind vjet më parë ekzistonte një rend multipolar i drejtuar nga një grup qeverish europiane, me aleanca që ndryshonin vazhdimisht, me rivalitete, gabime në llogari dhe luftëra. Pastaj erdhi duopoli dypolar i Luftës së Ftohtë, që në shumë aspekte ishte më i qëndrueshëm, por që karakterizohej nga superfuqi që reagonin e mbireagonin ndaj çdo lëvizjeje të njëra tjetrës. Kurse që prej 1991, kemi jetuar nën një perandori amerikane, një botë unike dhe unipolare, në të cilën ekonomia e hapur globale është zgjeruar dhe përshpejtuar në mënyrë dramatike. Ky zgjerim tanimë po mbrun ndryshimin e radhës në natyrën e sistemit ndërkombëtar.

Në planin politiko-ushtarak vazhdojmë të jetojmë ende në një botë me një superfuqi. Por, në çdo dimension tjetër – industrial, financiar, arsimor, social, kulturor – shpërndarja e fuqisë po zhvendoset, duke iu larguar dominimit amerikan. Kjo nuk do të thotë që ne tanimë po futemi në një botë anti-amerikane. Por do të thotë që po shkojmë drejt një bote post-amerikane, drejt një bote të përcaktuar dhe të drejtuar nga shumë vende e shumë popuj.

Çfarë lloj mundësish e sfidash përfaqësojnë këto ndryshime? Çfarë paralajmërojnë ato për Shtetet e Bashkuara dhe pozicionin e tyre dominues? Ç’pamje do të ketë kjo epokë për sa i përket luftës dhe paqes, ekonomisë dhe biznesit, ideve dhe kulturës? Me pak fjalë, çdo të thotë të jetosh në një botë post-amerikane?

*Artikulli është pjesë e librit “Bota pas-amerikane”, i gazetarit Fared Zakaria, i përkthyer në Shqip nga Maklen Misha.

KOMENTE