Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një libër për akuzat e Dik Martit
English

Një libër për akuzat e Dik Martit

Prishtinë, 6 janar, NOA – Akuzat që bëri Dik Marti për luftën e Kosovës dhe popullin shqiptarë kanë hapur një debat të gjerë në gjithë trojet shqipfolëse. Autori nga Kosova Fehmi Ajvazi, ka botuar së fundmi një libër ku përpiqet të hedh poshtë të gjitha akuzat. Por më shumë sesa kaq, ai denoncon mekanizmin që u vu në funksionim për përbaltjen e Shqiptarëve.

Libri “Komploti”, i cili u promovua në ambientet e Kolegjit Universitar Biznesi, në 250 faqet e tij përveç analizave dhe sqarimeve të shumta për ngjarjet në Kosovë dhe përshkrimit të personalitetit të Dik Marti, pasqyron edhe opinionet dhe vlerësimet e politikanëve dhe drejtueseve të shteteve të ndryshme.

Në këtë libër pasqyrohen me argumente dhuna e terrori që ka ushtruar Serbia për rreth një shekull në mënyrë të organizuar ndaj shqiptarëve, si dhe opinionet e ndryshme për raportin e Martit.

Libri flet për dhunën shekullore serbe në Kosovë, dhe në viset tjera shqiptare. Jep të dhëna për shqiptarë e burgosur dhe të vrarë.

Ai synon të sqarojë se përse u inicua raporti i Dick Martit nga Këshilli i Evropës dhe a janë rastësisht Karla Del Ponte dhe Dick Marti shtetas zvicëran, apo dikush i ka zgjedhur që të jenë “detyrimisht” nga Zvicra dhe si të këtillë, të jenë edhe boshti i akuzave të këtij raporti ?

Fragmente nga libri

Raporti

Substanca e raportit, struktura e tij, formëfjalitë, paragrafet, aludimet, paragjykimet janë në fakt pjesë e makinerisë propagandistike serbo-ruse dhe më gjerë, evenimente të njohura pak a shumë…! Bazuar në aspektin teorikë dhe praktikë, forma dhe mënyra përpiluese e raportit është e mbështetur sipas metodologjisë marksiste dhe fashiste-gebelsiane. Në thelbin e tij, raporti është denigrues dhe në anën tjetër paragjykues jo vetëm për hipotezat dhe akuzat që shtron por, edhe për injorimin dhe përçmimin e shoqërisë dhe të kombit shqiptar. Por, cili është në fakt qëndrimi i z. Marti për Kosovën ? “Me të vërtetë, Marti, i cili është prej 15 vjetësh anëtar i Dhomës së Lartë të Parlamentit, është shprehur në mënyrë të përsëritur me vendosmëri kundër një njohjeje të Kosovës. Ai u përpoq që ta relativizonte përfytyrimin e “serbit të keq”, dhe të “kosovarit të mirë” ! Në Beograd, ai gjeti viteve të fundit dyer të hapura dhe dëshmitarë të gatshëm për bisedime…”

NOA

KOMENTE