Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pritet të mbërrijë në aeroport trupi i Aleks Nikaj, bashkë me familjarët edhe opozita
English

Pritet të mbërrijë në aeroport trupi i Aleks Nikaj, bashkë me familjarët edhe opozita

Tiranë, 6 shkurt 2011, NOA – Nga momenti në moment pritet që në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit të mbërrijë nga Turqia trupi i pajetë i 35-vjeçarit Aleks Nikaj, demonstruesi i katërt i demonstratës së 21 janarit që s’mundi t’i shpëtojë dot plumbit që i kishte përshkuar kafkën pas të shtënave me armë në demonstratën e dy javëve më parë. Për të pritur trupin e 35-vjeçarit nga Lezha kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit lidershipi i opozitës Edi Rama, deputetë të Partisë Socialiste si Arta Dade, Saimir Tahiri e mjaft të tjerë, të cilët i janë bashkuar në këtë pritje familjarëve të Aleks Nikaj, të cilët kanë ardhur për të marrë trupin e të dashurit të tyre.

Krerët e opozitës bashkë me familjarët do të përbëjnë kortezhin mortor në nderim të demonstruesit të vrarë. I tërë kortezhi do të bëjë një ceremoni homazh në aeroportin e Rinasit dhe më pas trupi i pajetë i Aleks Nikaj do të shoqërohet për në qytetin e tij në Lezhë, ku familjarët do t’i japin lamtumirën e fundit ditën e hënë.

Aleks Nikaj, ishte demonstruesi i katërt i 21 janarit, i cili pasi mori një plumb në kokë, që i shkatërroi pjesën jetike të trurit u dërgua për një ndërhyrje të specializuar në Turqi në datën 29 janar, pasi në spitalin Ushtarak e kishin mbajtur për ditë tëra me frymëmarrje artificiale.

Por, edhe në spitalin e Bakërkëjit në Turqi, pas një përmirësimi dje Aleks Nikaj u përkeqësua tejet duke e bërë të pamundur ndërhyrjen në kokë, për shkak të gjendjes së rënduar.

Orët e drekës së 5 shkurtit, dy javë pas 21 janarit ishin orët e fundit të jetës për Aleks Nikaj, i cili tashmë nga minuti në minutë pritet të mbërrijë në atdhe i pajetë, për t’u dërguar më pas në një moshë krejt të re në vendin ku do të prehet përjetë.

Aleks Nikaj i shtohet tre demonstruesve të tjerë të vrarë në 21 janar, Ziver Veizit nga Gjirokastra, Faik Myrtos nga Fieri dhe Hekuran Dedës nga Dibra.

Sikundër edhe në funeralet e tre demonstruesve të tjerë edhe në përcjelljen e Aleks Nikaj për në banesën e fundit do të marrin pjesë edhe krerë të opozitës.

mit/NOA

KOMENTE