English

Rasiç: 4.500 serbë të punësuar në administratë, por duam më shumë se dy ministri

Prishtinë, 6 shkurt 2011, NOA- Ministri në largim i Ministrisë Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasiç, deklaron se aktualisht në Kosovë janë të punësuar mbi 4.500 serbë, ndërsa ky numër pritet të shtohet gjatë viteve të ardhshëm.

Rasiç, ka thënë për agjencinë e lajmeve Tanjug, se nga 12,5 për qind të vendeve në administratën e Kosovës të përcaktuara për bashkësitë joshqiptare, 8.5 për qind i takon bashkësisë serbe.

“Aktualisht kemi më shumë se 4.500 serbë të punësuar në administratë, ndërsa na takojnë edhe katër mijë vende “, ka thënë ai duke pretenduar më tej se në qeverinë e ardhshme serbëve ju takojnë më shumë se dy ministri.

Nenad Rasiç vjen nga Partia e Pavarur Liberale (SLS), parti që ka siguruar tetë deputetë në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit.

a.y/NOA

KOMENTE