Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenti, vdes 26-vjeçari nga Libohova
English

Aksidenti, vdes 26-vjeçari nga Libohova

Gjirokastër, 7 shkurt, NOA, Update, - Bashkim Çavani, 26-vjeçari nga Libohova humbi jetën orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të fshatit Lazarat në Gjirokastër. Policia konfirmon se vdekja e të riut ka ndodhur në spital, si pasojë e plagëve të marra pas aksidentit me makinë.

Çavani udhëtonte me automjetin tip “BMV”, me targa greke INN 2451 dhe ka dalë nga rruga, duke rënë nga ura në një përrua, ku për pasojë drejtuesi i automjetit është dëmtuar rëndë”.

Menjëherë forcat e policisë e kanë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku pas disa orësh, megjithë ndihmën mjekësore të dhënë, rreth orës 03.30, Çavani ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda .

Hetimet për aksidentit kanë vijuar gjatë momentit të aksidentit dhe më pas gjatë orëve të mëngjesit. Policia, për shkak të ndriçimit të kufizuar i ka ndërprerë veprimet hetimor, duke ruajtur vendin e ngjarjes me efektiva policie dhe i ka rifilluar në kushtet e ndriçimit të plotë, pasi ka zbardhur dita.

“Nga këqyrja e automjetit dhe nga veprimet e para proceduriale grupi hetimor ka konstatuar se shkaku i daljes nga rruga ishte “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor””, thuhet në njoftimin e policisë për aksidentin.

a.k/NOA

KOMENTE