English

Kate Moss, në fillim martesa më pas kalamajtë

Londër, 7 Shkurt NOA - Më në fund ikona e modës në Britani është duke u marrë një drejtim të vendosur. Top modelja britanike dhe muzikanti Jamie Hince, kanë njoftuar se do të martohen dhe më pas dëshirojnë një djalë. Lajmi është bërë i ditur nga “The Sun”, ku thuhej se “super-modelja” ka planifikuar edhe një hapësirë në shtëpi për fëmijën, kjo duke parë dhe rinovimin që do ti bëhet ndërtesës, që do të kushtojë rreth një milion paund. Çifti është në qiellin e shtatë: “Tani që jemi angazhuar zyrtarisht, hapi tjetër është krijimi i një familje”.

37-vjeçarja, Kate Moss ka një vajzë shtatë vjeçare, Lila, si fryt i ish-martesës së saj me Jefferson Hack. Ajo që duhet theksuar është se Lila, është një ndër personat më entuziast për të parë Kate dhe Xhemi të martuar.

r.b/NOA

KOMENTE