Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kur do të nisë dialogu Prishtinë-Beograd
English

Kur do të nisë dialogu Prishtinë-Beograd

Prishtinë, 7 Shkurt 2011 - Bisedimet me Serbinë mund të nisin pas konsolidimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe pas përcaktimit të agjendës dhe strukturës së dialogut, thotë zëvendësministrja në largim e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku.

Përveç paralajmërimeve, ajo thotë se Brukseli zyrtar si bartës i këtij procesi, nuk ka dërguar kurrfarë agjende apo kërkesë zyrtare për nisjen e ndonjë lloji të bisedimeve Kosovë – Serbi.

Dialogu i shumëpërfolur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit jo vetëm që duhet të presë formimin e Qeverisë së re në Prishtinë, por edhe duhet të strukturohet dhe të ketë një agjendë para se të mund të llogaritet se do të nisë, thonë zyrtarët e qeverisë në largim.

Ky dialog që është miratuar në parim nga liderët e të dy vendeve dhe ka marrë mbështetjen ndërkombëtare edhe përmes një Rezolutë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vjeshtën e vitit të kaluar, është menduar të nisë si një lloj bashkëpunimi dhe të zbusë raportet e ngrira ndërmjet Serbisë dhe shtetit më të ri, Kosovës.

Ndërsa Kosova pret fillimisht konstituimin e institucioneve të saj, Serbia, sipas njërit nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, Ranxhel Nojkiç, është e gatshme kurdoherë që të nisë dialogun.

“Sa i përket Beogradit jam i sigurt se ai është i gatshëm dhe në gjendje të bisedojë për çdo çështje”, shprehet Nojkiç.

KOMENTE