English

Ndërrimi i kombësisë, KLD inspektim në Gjykatën e Korçës

Korçë, 7 shkurt, NOA – Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur të njoh nga afër situatën në jug të vendit në lidhje me ndërrimin e kombësive. Zëvendëskryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka qenë sot në një takim me drejtuesit e Gjykatës në Korçë.

Inspektorët e KLD-së kanë bërë kontrolle në lidhje me ndryshimin e kombësisë dhe kanë parë dosjet e gjykatave për këtë çështje. Zëvendëskryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu ka lëshuar kritika të ashpra ndaj gjyqtarëve.

Ai ka theksuar se nuk duhet të lejohen abuzime të tilla. “Duhet të jemi krenar për origjinën”, ka deklaruar ai. Kontrolli i inspektorëve të KLD-së lidhet dhe me deklaratën e konsullit grek Theodhorus Ikonomu, i cili tha në Korçë ka popullsi greke. Në 20 vjetorin e themelimit të Omonias në Korçë, Ikonomu ka lëshuar thirrje për Vorio Epirin. “Do të jap edhe njëherë të njëjtin mesazh: Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllenjtë janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë, të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them një gjë, shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë të shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janë në gjuhën greke. Kjo betejë nuk mbaron me regjistrimin e popullatës, por nis me regjistrimin e popullatës greke”, ka thënë Ikonomus pa ditë më parë.

a.k/NOA

KOMENTE