Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Senatorja: Doni qeveri të re? Mos bëni seks
English

Senatorja: Doni qeveri të re? Mos bëni seks

Ky lajm është pjesë e paketës së shërbimeve për abonentët. Nëse doni të pajiseni me një emër përdoruesi dhe fjalëkalim që të përfitoni lajmet ekskluzive dhe shërbimet e tjera të Agjencisë NOA, dërgoni një kërkesë tek pr@noa.al

Bruksel, 7 shkurt 2011, NOA – Pa seks, deri sa të formohet qeveria e re. Më shumë se një propozim politik, ky duket një kërcënim nga qytetareve belge ndaj situatës së rënduar në vendin e tyre në mungesë të një qeverie.

Propozimi i çuditshëm ka mbërritur nga senatorja Marleen Temmerman e cila i ka ftuar gratë e politikanëve dhe në tërësi gratë belge, që të mos u jepen burrave të tyre derisa në vend të krijohet një qeveri e re.

Ka mëse 7 muaj që Belgjika nuk ka qeveri. E kjo pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, partitë e vendit ende nuk po akordojnë për të krijuar një koalicion të përbashkët për të qeverisur vendin.

Gjatë një interviste, senatorja ka kujtuar rastin e Kenias, në vitin 2009, që disa lëvizje feministe u kërkuan grave të politikanëve të ndërprisnin raportet seksuale me burrat e tyre, për të gjetur një akord mbi krizën në vend.

... Pas një jave, akordi u arrit. Në këtë mënyrë, senatorja belge solli ndërmend edhe

komedinë antike Lisistrata të Aristofanit, ku mosbërja seks nga gratë e luftëtarëve solli në ndalimin e Luftës së Peloponezit.

n.e/NOA

KOMENTE