Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot varrimi i Aleks Nikës
English

Sot varrimi i Aleks Nikës

Lezhë, 7 shkurt, NOA – Familjarët, të afërmit dhe përfaqësuesit e opozitës do të përcjellin sot për në banesën e fundit Aleks Nikaj, demonstruesin që humbi jetën në 21 janar. Ceremonia e varrimit të 36-vjeçarit do të zhvillohet në fshatin Grykë-Manati të Lezhës. Në orën 13:00, ai do të varroset në varrezat e këtij fshati. Në mesditë në shtëpinë e familjes Nikaj do të jenë të pranishëm për homazhe gjithë deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kreu i PS-së, Edi Rama.

Ndërkohë që familjarët kanë kërkuar që ceremonia e varrimit të bëhet pa praninë e medieve. Nikaj u plagos me një plumb në kokë përballë kryeministrisë në datën 21 janar. Pas disa ditësh në koma në Spitalin Ushtarak, Nikaj u dërguar në Turqi për ndërhyrje më të specializuar. Dy ditë më parë mjekët turq nuk dhanë asnjë mundësi shprese për 36 vjeçarin, baba i dy vajzave të vogla.

Trupi i tij mbërriti dje në Rians ku u prit nga familjarët dhe përfaqësues të opozitës. Vdekja e Aleks Nikës, shënon dhe viktimën e katërt që humbi jetën në demonstratën e dhunshme të datës 21 janar në kryeqytet. Në këtë demonstratë humben jetën dhe Hekuran Deda, 45 vjeç nga Dibra, Ziver Veizi, 43 vjeç nga Gjirokastra dhe Faik Myrtaj, 50 vjeç nga Fieri.

a.k/NOA

KOMENTE